Eric Abidal shpallet lojtari i sezonit

Eric Abidal eshte zgjedhur si lojtari me i mire i Barces per kete sezon. Juria e cila ishte e perbere nga presidenti Sandro Rosell, presidenti i federates katalanase Andreu Subies, dhe Josep Lluis Rovira dhe disa perfaqesues te tjere vendosen qe cmimi i lojtarit me te mire te shkoj tek Eric Abidal, pasi ai tregoi deshire dhe perpjekje te madhe pas transplatimit te melqise me 10 prill.

Ky cmim i dedikohet Aldo Rovira, djali i ish drejtorit sportiv Josep Lluis Rovira. Ky trofe u krijua me 18 Mars 2010, nje vit pas vdekjes se Aldo's. Dy heret e kaluara i fitoi Lionel Messi.

ZYRTARE: Jordi Alba ne Barcelone!

FC Barcelona sapo ka arritur nje marveshje me klubin e Valencias per trasferimin e Jordi Alba, ku mbetet te behet vetem kontrolli mjekesor, gje qe mund te behet javen tjeter, pas perfundimit te Kampionatit Evropian.

Transferimi i Albas i kushtoi Barçes 14 milion euro, dhe do te firmos kontrate per 5 vjetet e ardhshme.

Ky eshte transferimi i pare i Barcelones, dhe me i nevojshmi, pasi Barca nuk kishte nje mbrojtes te krahut te majte natyral, pasi nuk dihet ende se a mund te luaj Abidal perseri.

Burimi: Faqja zyrtare e FC Barcelones

Barca B blen Joan Angel Roman

Barcelona B ka kompletuar transferimin e pare te ketij sezoni, nje mesfushor ofansiv 19-vjeqar qe vjen nga ekipi i kampioneve anglez, Manchester City. Joan Angel ka firmosur kontrate 3-vjeqare, deri ne qershor te 2015, dhe ka klauzole prej 12 milion eurove.

Kontrata e Joan Angel me Manchester City perfundoi kete vere, dhe Barca ka per detyre te paguaj nje demshperblim te vogel per te, qe eshte e domosdoshme nen rregullat dhe ligjet e FIFA-s sa i perket transferimeve te lojtareve U-23.

Anetari i bordit, Jordi Mestre, dhe drejtori sportiv Andoni Zubizarreta ishin ne prezentimin e lojtarit, bashke me familjen e tij dhe agjentin Esteve Zalzada.

Lojtar i gjindshem dhe i shkathet

I lindur ne Reus (Spanje) me 1993, Joan Angel Roman eshte lojtar shum i shkathet dhe ka aftesine qe ti dribloj lojtaret shume lehte. Pas disa viteve me akademine e Espanyol, ai u zhvendos tek Manchester City dhe luajti per ekipin U16. Ai gjithashtu luajti kunder Barca Youth A, ne stadiumin e Miniestadi't ne turneun NextGen Series. Roman ka luajtur per te gjitha grupmoshat per Spanjen.

"Tre vjet ne Angli me ndihmuan shume te pjekem dhe te behem fizikisht me i forte", tha lojtari i ri, qe deklaroi se ishte shume i lumtur per ekipin e tij te ri, "Nuk me pritet deri sa te nis sezoni i ri. Kur degjova se Barca ishte e interesuar per mua, ky u be prioriteti im. Do te punoj shume brenda dhe jashte fushe"

Sandro Rosell: “€40 milion profit, €40 milion per transfere”

Presidenti i Barcelones Sandro Rosell se fundmi mbajti konferencen per shtyp per te gjitha qka ndodhen gjate ketij sezoni. Rosell diskutoi per gjera te ndryshme, per Pep Guardiolan, Tito Vilanovan, Abidal, gjendjen ekonomike, renovimin e Camp Nou, aferen e Mourinho-Tito dhe cmimet e biletave sezonale. Pasi foli per keto qeshtje, ai u pergjigj pyetjeve te gazetareve.

Rosell ishte i kenaqur per sezonin e sivjetem, ku klubi fitoi plot 17 tituj (ne te gjitha sportet). "Para nje viti shpallem sezonin me te mire ne histori, me 16 tituj. Kete vjet fituam 17. Nese me pyesni se qfare sezoni ishte ky, do te them se ishte nder me te miret", tha presidenti, i cili ja nisi konferences me nje minut heshtje ne kujtim te ish-lojtarit te Real Betis Miki Roque, qe nuk i mbijetoi kancerit.

Pep dhe Tito

"Falemnderit Pep, sepse ti fitove 14 tituj ne 4 vjet. Eshte nje arritje e jashtzakonshme jo vetem per numrin e titujve te fituar, mirepo edhe per menyren se si u fituan ato. Ti i arrite keto me karakteristikat qe ne i mesojme lojtareve te rinj ne La Masia. Tani, ne jemi te gjithe me Tito'n. Ai reprezenton zhvillimin e nje modeli tashme te sukseshem; menyra e te luajturit nuk do te ndryshoj dhe te gjithe lojtaret jane ne mbeshtetje te trajnerit te ri. Ai ka mbeshtetje absolute nga ana jone."

Vazhdo qe te lexosh me shume:

Urime Ditelindjen Messi!

Lionel Messi sot feston ditelindjen e 25, me 24 qershor 2012. Ishte nje vit i mrekullueshem per Messi'n, ku shenoi 73 gola ne 60 ndeshje per Barçen dhe ne Champions League. Edhe pse shume ndryshime po i ndodhin Messit ne jeten e tij personale, te gjithe presin qe edhe vitin tjeter te shenoj gola dhe te beje magjine e tij.

Urime MESSI!!!

Spekulime per te ardhmen e Guardiola's

Ish-trajneri i Barcelones Pep Guardiola dhe agjenti i tij Jose Maria Orobitg i kane larguar spekulimet per ekipin e ardhshem qe do te drejtoj Guardiola. Edhe pse Orobitg i ka larguar te gjitha dyshimet dhe spekulimet se Guardiola do te drejtoj Bayern Munich sezonin e ardhshem, ai ka pranuar se Pep deshiron te drejtoj nje skuader vitin e ardhshem.

Ne nje interviste per gazeten gjermane Kicker, Orobitg tha se Guardiola "nuk ka kontaktuar me asnje klub dhe nuk eshte i gatshem te udheheq nje per momentin. Do te ishte humbje kohe pasi Pep nuk e di se qfare deshiron te beje ne pranvere te 2013". Orobitg gjithashtu shtoi: "Pese apo gjashte klube kane pyetur nese Guardiola eshte i interesuar qe te marr postin e trajnerit, mirepo Pep nuk eshte i interesuar. Nese Pep deshiron te drejtoj nje skuader vitin tjeter duhet te vendos gjat muajve Janar-Shkurt te vitit qe po vjen"

7 Lojtar qe do te luajn tek Barca B


Nje portjer, dy mbojtesa, dy mesfushor, nje anesor dhe nje sulmues jane perforcimet qe do ti kete Eusebio nja junioret per sezonin e ardhshem: Banuz, Ayala, Grimaldo, Patric, Miguel Angel, Quintilla dhe Dongou jane lojtaret qe do te luajne tek Barca B sezonin e ardhshem.

Miguel Banuz: I lindur ne Elche, i mbush 19 vjet me 26 qershor. Ky ishte ne fakt sezoni i pare per Barcelonen pas transferimit nga Elche. Ishte portjeri standard per junioret kete sezon.

Sergio Ayala: 19 vjeqar, erdhi tek Barca kur kishte vetem 9 vjet. Prej atehere ka luajtur per te gjitha grupmoshat e Barces. Luan me te majten ne pozite qendore ne mbrojte, kurse mund te luaj edhe si mbrojtes i krahut te djatht.

Rosell: I gjithe ekipi i Barces me i mire se Cristiano Ronaldo

Presidenti i Barcelones eshte shprehur se sulmuesi i Real Madrid, Cristiano Ronaldo eshte lojtari i 12 me i mire ne bote, pas 11-shes se pare te Barces.

Portugezi konsiderohet si njeri pre dy lojtareve me te mire ne bote, bashke me Lionel Messin, mirepo presidenti thote se Ronaldo as qe u afrohet standarteve te Barçes.

"Cristiano Ronaldo nuk eshte lojtari i dyte me i mire ne bote. Ai eshte i 12'ti. 11 te tjeret luajne per Barcen", u shpreh Rosell ne nje mbledhje te mbajtur kohet e fundit.

Presidenti githashtu sulmoi Mourinhon per sjelljet e tij, sidomos ate kur sulmoi Vilanovan ne sy. "Nuk do ta pranoja askurr nje trajner qe deshiron te fitoj pa llogaritur demet qe shkakton. Do te kerkoja falje publike nese do te sulmonte nje njeri ne ate menyre"

Laporta: Jam gati te kthehem

Ne nje interviste per "Mundo Deportivo" gjate javes se kaluar, ish-presidenti i Barces ka shprehur deshiren e tij per tu rikthyer perseri tek Barca, dhe gjithashtu kritikoi vendimet e administrates se Rosellit. Laporta, i cili u largua nga klubi ne qershor te 2010, pas sukseseve te shumta, ku ekipi i Barçes fitoi gjithqka, dhe jo vetem ekipi i futbollit, mirepo edhe ekipe te tjera ne sporte tjera. Mirepo, ai e la ekipin e tij pak te destabilizuar ekonomikisht.

Laporta i ka te qarta synimet e tij: "Jam i gatshem te kthehem tek FC Barcelona si president. Vendosa per kete pas mbarimit te ketij sezoni. Jam i bindur se bordi i tanishem deshiron te shkatroj gjithqka"

Zubizarreta zgjate kontraten deri me 2014

Drejtori sportiv i Barçes, Andoni Zubizarreta ka vendosur ta vazhdoj kontraten me Barcelonen deri me 2014, gje qe u vendos kete te marte. Negociues ishin vet presidenti, Sandro Rosell edhe zv. presidenti Josep Bartomeu.

Vendimi per kontraten e re te Zubizarrete's, e cila do te kalonte ne qershor te 2013, dhe zgjatja deri me 2014 u vendos me 12 Qeshor. Kontrata e re, e cila skadon ne Qershor te vitit 2014, ka nje klauzole qe mundeson zgjatjen e kontrates edhe per dy vjet te tjera.

Barcelona konsideron Klose?

Spekulimet vijn nga gazeta gjermane Bild te cilet po flasin per interesimin e Tito Vilanovas per nje sulmues i cili jep me shume mundesi ne fazen e sulmit. Emri i cili po permendet me shume eshte veterani gjerman, Miroslav Klose, i cili momentalisht luan per ekipin italian Lazio. Klose, i gjate, i afte te shenoj golla me koke, i gatshem te qendroj edhe ne banken rezerve, mund te vij per cmim te lire. Mund te krahasohet edhe me Llorentet, por shume me i lire (dhe i moshuar).

Edhe pse nuk i kane mbetur shume vjet, mund te konsiderohet si nje transferim interesant. A mund te jete Larssoni i ardshem?

Messi shkaterron Brazilin

Nderkohe qe ne te gjith po shikonim Gjermani-Portugali, nje loje me te vertet e merzitshme, ne anen tjeter luhej miqesorja Brazil-Argjentine, e cila ishte loje e 'trent' ku Argjentina fitoi me rezultat 4-3, fal hattrikut te Messi's.

Shikoni vete golat:


Shperndaje!

Copyright © FC Barcelona Shqip