Rosell ishte i kenaqur per sezonin e sivjetem, ku klubi fitoi plot 17 tituj (ne te gjitha sportet). "Para nje viti shpallem sezonin me te mire ne histori, me 16 tituj. Kete vjet fituam 17. Nese me pyesni se qfare sezoni ishte ky, do te them se ishte nder me te miret", tha presidenti, i cili ja nisi konferences me nje minut heshtje ne kujtim te ish-lojtarit te Real Betis Miki Roque, qe nuk i mbijetoi kancerit.
Pep dhe Tito
"Falemnderit Pep, sepse ti fitove 14 tituj ne 4 vjet. Eshte nje arritje e jashtzakonshme jo vetem per numrin e titujve te fituar, mirepo edhe per menyren se si u fituan ato. Ti i arrite keto me karakteristikat qe ne i mesojme lojtareve te rinj ne La Masia. Tani, ne jemi te gjithe me Tito'n. Ai reprezenton zhvillimin e nje modeli tashme te sukseshem; menyra e te luajturit nuk do te ndryshoj dhe te gjithe lojtaret jane ne mbeshtetje te trajnerit te ri. Ai ka mbeshtetje absolute nga ana jone."
Vazhdo qe te lexosh me shume:
Situata ekonomike dhe bugjeti i transferimeve
"Ky sezon perfundoi me nje profit rekord prej 40 milion eurove, duke tejkaluar parashikimet prej nje perfitimi deri ne 21 milion eurove qe ishte caktuar ne fillim te sezonit te kaluar. Keto para do te investohen ne shlyerjen e borxhit, qe qendron ne 340 milion euro, gje qe ishte 420 milion dy vjet me pare (koha kur bordi i tanishem ja nisi te menaxhoj klubin). Borxhi nuk do te ndryshoj asgje sa i perket klubit.
"Shuma te cilin do te shfrytezojme kete vjet do te jete 40 milion euro, shume e cila do te jete edhe ne sezonin e ardshem. Nese ne shrytezojme 10 milion kete vjet, do te kemi 30 milion tjera me shume per vitin tjeter, ose anasjelltas"
Tiketat sezonale
"Ne premtuam se nuk do te kete ndryshime ne cmimin e biletes sezonale per dy vjetet e pare gjate qendrimit tone, dhe do te mbajme premtimin. Bordi nuk vendosi ta rris cmimin per arsye te krizes qe te gjithe po e kalojme.
Renovimi i Camp Nou
"Keto jane dy objektiva qe duhet te behen, mirepo nuk mund te zhvillohen deri sa ta zvogelojm borxhin. Po bejme nje hap mbrapa, ne menyre qe te bejme 3 hapa perpara. Ne nuk do te renovojme Camp Nou dhe Palau Blaugrana (arena e sporteve tjera). Nuk do te bejme kete ne keto kohe, mirepo me vone kjo do te vendoset me referendum me te gjithe ata qe jane pjese e klubit (socios).
Jordi Alba, Drogba dhe Javi Martinez
"Nuk me pelqen qe negociatat (me Jordi Alba) jane bere publike, por megjithate jane bere. Se shpejti do te arrijme ne nje marveshje sa i perket demshperblimit me klubin e Valencias."
"Nuk di asgje per Drogban. Nese ai eshte ne Barcelone, eshte me pushime. Nuk ka te beje asgje me klubin."
"Nese ne do te kishim interesim per Javi Martinez, nuk do ta pranoja. Nese nuk kemi interesim per te, nuk do ta pranoja prap se prap. Keto gjera duhen bere ne fshehtesi, ne menyre qe te mos ngritet cmimi i lojtarit dhe ta demtoj klubin tone."
Kritikat e Laportas
"Ne te dyte nuk do te luftojme nese bejme perpjeke qe te mos e bejme. Keto kritika jane te demshme per klubin, dhe une nuk do te luftoj me te (Laporta).
Mundesia qe suspendimet e Mourinhos dhe Tito's te falen
"Nuk do te pranojme nje falje publike. Trajneri yne ishte sulmuar, dhe kjo nuk do te shkoj pa ndonje ndeshkim. Ne do te mbrohemi me fakte, fakte qe jane me shume se fjalet. Nese dikush na lendon, ne do te mbrohemi me fakte te ligjshme, dhe do te vazhdojme te bejme kete. Demshperblimet qe ne do ti marrim do te shkojne tek njerzit qe kane nevoj"
