6 Lojtare qe mund te behen Titullar sezonin e ardhshem

Edhe pse fituan Kupen e Mbretit me lehtesi kunder Atletiko Bilbaos, kjo nuk mund ta fsheh tere sezonin, i cili nuk ishte me i miri.

Pep Guardiola pranoj qe gjerat mund te kishin qene shume me mire ne sezonin e tij te fundit si trajner i Barçes. Disfatat e La Liga dhe ne Champions League i la shije te hidhur ketij sezoni, i cili na premtoi shume.

Por, gjerat do te permirsohen perseri me kalimin e kohes. Mirepo, Tito Vilanova do te kete pune te veshtire perpara nese Barca deshiron qe ti fitoj perseri 2 titujt me te rendesishem, Ligen dhe CHL.

Edhe pse Barcelona ka buxhet me se te mjaftueshem per te blere lojtar te rinj, Vilanova mund thjesht tu drejtohet ekipit te te rinjve.

Keta jane 6 lojtaret te cilet mund te hyjne ne ekipin e pare:

1) Marc Bartra, mbrojtes 

 Bartra mund te jete emer i njohur per fansat, pasi ka bere disa paraqitje per ekipin e pare, dhe kujtojme se shenoi gol ne debutimin e tij kunder Malages ne lojen e fundit te sezonit 2010/2011.

Qysh atehere mendohej se Bartra do te ishte lojtar i rregullt i ekipit te pare ne sezonin tjeter. Mirepo, edhe pse pati lendime te lojtareve te ekipit te pare, ai nuk u konsiderua qe te zevendsoj ne ekipin e pare, dhe u la tek Barca B.

Duke marr parasysh dyshimet per Puyol dhe Pique, Bartra mund ta kete shancin shume afer.

Shtate lojtar te Barces ne ekipin Spanjoll

Ishte dita-D per ekipet Evropiane qe te paraqesin ekipet e tyre per Evropianin qe po vjen. Menagjeri i Spanjes, Vicente del Bosque paraqiti 23 emrat qe do te mundohen te mbrojne titullin qe e fituan para 4 vjetesh. Plot shtate lojtare te Barçes arriten qe te ftohen nga trajneri i kombetares se tyre. Ketu perfshihet edhe Pedro, i cili me paraqitjet e tij pas lendimit arriti ta bind Bosque'n qe ta ftoj. Perveq Pedros, do te jene edhe keta lojtar: Valdes, Pique, Xavi, Iniesta, Fabregas dhe Busquets. Numri do te ishte 9, nese Puyol dhe Villa nuk do te ishin te lenduar.

Spanja do ta kete ndeshjen e pare te ketij evropiani me 10 Qershor kunder Italise, me vone me Republiken e Irlandes dhe Kroacine, qe i perkasin grupit C.

Ekipi i plote i Spanjes eshte ky:

FC Barcelona vs Athletic Bilbao Parashikim


Neser ne mbremje (10 pm) Barca perballet me Bilbaon ne Vicente Calderon ne Madrid per finalen e Copa Del Rey. Te dy ekipet kan histori fantastike sa i perket kesaj gare, ku Barça ka fituar 25 here, kurse Bilbao eshte afer, me 23 te fituara. Rrugetimi i Barces deri ne finale ishte me i nderlikuar, ku u perball me: L´Hospitalet, Osasuna, Real Madrid dhe Valencia, kurse Bilbao pati kundershtar te nivelit me te ulet Oviedo, Albacete, Mallorca dhe Mirandes.

Pas plot 4 vjeteve te magjishme, kjo do te jete loja e fundit per legjendarin Pep Guardiola, dhe ka mundesi te fitoj edhe nje titull, duke e quar keshtu numrin e titujve ne 14. Guardiola nuk do te kete ne dizpozicion David Villa, Carles Puyol, Eric Abidal, Fontas dhe Dani Alves dhe do te kete probleme te formoj mbrojtjen. Te rinjet Tello, Montoya, Bartra dhe Jonathan Dos Santos kane ushtruar bashk me lojtaret e ekipit te pare, dhe Montoya sigurisht do te luaj ne pozicionin e Dani Alvesit, bashk me Pique, Mascherano, dhe  Adrianon.

Mirepo, duhet permendur se kur Alves nuk ka luajtur, Pep zakonisht ka vendosur te luaj me 3 mbrojtes, dhe kjo i jep mundesi te inkuadroj edhe nje mesfushor (Fabregas), dhe Busquets mund te ndihmoj ne mbrojtje.

Zubizarreta: Abidal po rikthehet

Drejtori teknik i Barcelones  Andoni Zubizarreta ka zbuluar se Abi po shenon progres pas transplatimit te melqise disa muaj me pare.

"Ai po permiresohet sipas planit. Hapi i ardhshem eshte kontrolli mjekesor," thote Zubizarreta per faqen zyrtare te Barçes.

"Eshte nje proces i ngadalshem dhe i komplikuar, mirepo objektivi eshte qe Abidal te jetoj normalisht dhe te filloj te vrapoj."

"Ne i kemi thene atij se jemi prane teje per cdo gje. Kryesorja eshte qe ai te jete OK, e pastaj shqyrtojme mundesine se a eshte i gatshem te luaj perseri".

Abidal erdhi tek Barca ne veren e 2007 prej ekipit te Lyon'it, e deri me tani ka bere me shum se 100 paraqitje

David Villa jashte Evropianit

Barcelona ka konfirmuar lajmin se David Villa do te mungoj ne perfaqesuesen spanjolle gjate Euro '12. Ky lajm vjen pasi Villa nuk ka mundur te rikthehet ne form pas lendimit te pesuar ne Dhjetor te vitit te kaluar gjate Kampionatit te Klubeve.

Villa ishte rikthyer ne training ne fillim te ketij muaji me shprese se do te mund te luaj ne finalen e Kupes se Mbretit, qe do te luhet me 25 Maj.

Mirepo, pas analizave dhe testeve, mjeku i blaugranave Ricard Pruna dhe ekipi i tij e kane keshilluar Villan qe te mos shkoj ne Evropianin qe do te zhvillohet ne qershor.

Ai gjithashtu ne rrjetin Twitter deklaroi: "U mundova deri ne fund, por nuk arrita te kthehesha ne 100% te formes time. Telefonova Del Bosque qe ti kallxoja, ishte zgjedhja e duhur"

Villa eshte golashenuesi me i mire i Spanjes, me 51 golla ne 82 paraqitje ne fanellen e Spanjes.

Si zevendsues i tij pritet te jete Llorente, Soldado apo Torres.

Giovinco ka marr oferte nga Barcelona, thote agjenti


Sulmuesi i Parmes Sebastian Giovinco, ka marr nje oferte nga ekipi katalunas Barcelona, sipas agjentit te tij Andrea D'Amico.

25-vjeqari, i cili gjithashtu i perket pjeserisht Juventusit, ka mundesi te medha te largohet, pasi tregoi forme dhe loje te shkelqyeshme gjate gjithe sezonit.

Agjenti i Giovinco't thot se nuk eshte ekipi blaugran i vetmi qe po e kerkon, mirepo ka disa ekipe qe e deshirojn sulmuesin ne radhet e tyre. Agjenti gjithashtu thote se kjo do te vendoset vetem pas Euro 2012.

Sulmuesi i Parmes shenoi 15 golla ne kete sezon.

Nese Barcelona vendosin ta transferojne Giovincon, atehere ekipi do te behet shume i shkurt dhe i dobet fizikisht, pasi Giovinco eshte i gjate vetem 1.64m

Abidal del nga spitali

Pas 40 ditesh qendrimi, Abidal ka dal nga spitali pasi beri transplatimin e melqise me 10 prill. Edhe pse doli, ai duhet te bej kontrollime te koh pas kohshme. Pasi doli nga spitali, ai postoi nje mesazh ne Facebook:

"Une konfirmoj zyrtarisht se kam dal nga spitali. Une desha te ju jap kete informate i pari.
Do ju jap me shume lajme neser."

Abidal do ta shijoj finalen nga shtepia e tij.

Barça e interesuar per Nilmar

Barcelona besohet se eshte e interesuar qe te tansferoj sulmuesin 27 vjeqar Nilmar, qe eshte pjese e ekipit te Villareal, qe sezonin tjeter do te garoj ne Ligen e dyte.

Reprezentuesi i Brazilit erdhi tek Villareal ne vitin 2009 pasi pagoi €16.5 milion per te, dhe deri tani ka shenuar vetem 26 golla ne 85 loje.

Nilmar eshte njeri prej lojtareve qe ka rrogen me te madhe tek Villareal, ku merr
95,000 ne jave, dhe ekipi i tij sigurisht do ta shes qe te zvogeloj rrogat e lojtarve.

Sipas disa burimeve, thuhet se Villareal do ta shes per
8m.

Perveq Barcelones, agjenti i Nilmar thot se ka ekipe tjera te interesuara per lojtarin e tij.

Nilmar koheve te fundit ka pasur probleme me lendime, dhe forme te dobet, kurse vjet Villareal refuzoi oferten prej
18 milion qe i erdhi nga AS Roma.

Bojan Krkic mund te shkoj ne Angli ose Gjermani

Bojar Krkic u transferua tek AS Roma pas disa sezoneve tek ekipi i Barçes. Ai nuk arriti ta bind Pep Guardiolen gjat asaj kohe qe meriton nje vend ne ekipin e pare.

Mirepo, ai ka nje klauzol, e cila ja mundeson Barcelones ta blej ate perseri ne fund te sezonit 2012 dhe 2013. Nuk dihet nese trajneri Tito Vilanova do te kerkoj ate perseri.

Sipas babait te tij, i cili njekohsisht eshte agjent i Bojan Krkic, thote se shum klube jane pas tij:

Barcelona Infantil A shpallet kampione


Ekipi i te rinjve (14-vjeqaret) jane shpallur kampion pasi fituan te gjitha ndeshjet e tyre. Pasi qe e munden ekipin e Vitesses ne gjysme-finale me rezultat 4-0, ata u perballen ne finale me ekipin serb Red Star Belgrade, te cilin po ashtu e kishin mundur me heret me rezultat te njejt 4-0.

Barça e pati nen kontroll te gjithe ndeshjen, mirepo serbet nuk u dorezuan duke bere presing, edhe loje defansive dukshem me te mire se lojen e kaluar. Lojtari kryesor i Barqes Lee Seung Woo, e pati shume te veshtire pasi ruhej nga disa lojtar gjate gjithe lojes.

Drogba i qete pas fitores ne Champions League

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drobga, qe mendohet se eshte nen shenjestren e Barcelones, qendron i qete pas fitores se ekipit te tij ne Ligen e Kampioneve.

Drogba, kontrata e te cilit i skadon ne fund te ketij sezoni, ne lojen e mbremshme shenoi golin ne minutat e fundit te kohes se rregullt duke barazuar rezultatin ne 1-1, qe i mundesoi Chelsea't vazhdimin ne kohen shtese dhe ne penallti. Drogba gjithashtu shenoi penalltin vendimtare, qe ia dha ekipit te tij trofeun e shum-pritur.

Javen e kaluar qarkulluan spekulime se Tito Vilanova kerkon te perforcoj sulmin, dhe Drogba duket opcion i mire, pasi mund te vij si transfer i lire.

Nese Barcelona nuk vendos per te, atehere ekipi i cili po e kerkon me ngulm eshte ekipi kinez Shanghai Shenhua.

Ekipi i 14-vjeqarve ne Suedi

Ekipi Infantil (te moshes 14-vjeqare) momentalisht ndodhet ne Stokholm te Suedise, ku po zhvillohet Kupa e Lennart Johansson Academy.

Ky kompetecion e ka marr emrin nga ish-presidenti i UEFA-s, Lennart Johansson, qe ishte president prej vitit 1990-2007. Qellimi kryesor i ketij turneu eshte qe te mbledhen te gjithe talentet e ri ne nje vend.

Gara do te zgjase 2 dite, 12-20 Maj. Gjithashtu, organizatori i kesaj gare eshte ekipi suedez, AIK.

Deri me tani, djelmoshat kane luajtur 2 loje, te cilat i kane fituar:

FC Barcelona Infantil A 3-0 AIK
FC Barcelona Infantil A 4-0 Red Star Belgrade

Group 1    P    W    D    L    F/A    +/-    Pts
FC Barcelona    2    2    0    0    7-0    +7    6
Red Star Belgrade    2    1    0    1    9-5    +4    3
AIK    2    1    0    1    3-3    0    3
Stabaek    2    0    0    2    1-12    -11    0


Per te ndjekur ndeshjet, mund te ndiqni live stream (Barcelona merr pjese me grupin '98)

Abidal Terhiqet nga futbolli

Sipas disa burimeve, thuhet se Erik Abidal e ka lene futbollin. Edhe pse nuk eshte ende zyrtare, prej kohes qe eshte operuar eshte pritur qe ai do te terhiqet nga futbolli.

Momente shume prekese per te gjithe fansat dhe lojtaret e klubit blaugran. Abidal ishte nje nder me meritoret per sukseset tona! I urojme fat ne jeten e tij

Burimi: Abidal retires

11 lojtar te barçes te nominuar per Onze d'Or 2012


11 lojtar jan te nominuar per te fituar qmimet e magazines franceze "Onze Mondial", qe jepen per 11 lojtaret me te mire te botes. Prej ekipit Blaugran, jan keta lojtare: Valdés, Alves, Puyol, Piqué, Abidal, Busquets, Xavi, Iniesta, Cesc, Alexis, dhe natyrisht Messi. Gjithsej jan 60 te nominuar.

Fansat mund te votojn deri me 7 Qershor, ne kete faqe.

Ekipi blaugranas ka me shume te nominuar se te gjitha ekipet e tjera, qe mbulojn te gjitha pozicionet ne fushe.

Dani Alves lendohet!


Gjate sesionit te Merkures, Dani Alves ka pesuar lendim ne klavikul. Sipas mjekeve te klubit, ai duhet te operohet, gje qe do te behet sonte.

Sipas te gjitha gjasave, ai do te mungoj ne finalen e Kupes se Mbretit kunder Athletic Bilbaos, mirepo ai do to humb edhe disa ndeshje me ekipin kombetar te Brazilit.

Iniesta - Arkitekti yne


Nuk ka fjale per kete lojtar, vetem shikojeni videos siper

Shperndaje!

Copyright © FC Barcelona Shqip