Nje portjer, dy mbojtesa, dy mesfushor, nje anesor dhe nje sulmues jane perforcimet qe do ti kete Eusebio nja junioret per sezonin e ardhshem: Banuz, Ayala, Grimaldo, Patric, Miguel Angel, Quintilla dhe Dongou jane lojtaret qe do te luajne tek Barca B sezonin e ardhshem.
Miguel Banuz: I lindur ne Elche, i mbush 19 vjet me 26 qershor. Ky ishte ne fakt sezoni i pare per Barcelonen pas transferimit nga Elche. Ishte portjeri standard per junioret kete sezon.
Sergio Ayala: 19 vjeqar, erdhi tek Barca kur kishte vetem 9 vjet. Prej atehere ka luajtur per te gjitha grupmoshat e Barces. Luan me te majten ne pozite qendore ne mbrojte, kurse mund te luaj edhe si mbrojtes i krahut te djatht.
Alejandro Grimaldo: Eshte nje mbrojtes shume i shpejt, dhe luan ne krah te majt, i shquar per karakteristikat ne mbrojtje dhe ne sulm gjithashtu. Eshte sezoni i katert per Barcen, pasi erdhi na Valencia. Eshte me i riu nga 6 te tjeret, dhe i mbush 17 vjet ne shtator. Vlen te permendet se ai ka luajtur per Barcen B edhe me heret.
Patricio Gabarron: Vjen nga Murcia, dhe ka kaluar 4 vjet duke luajtur per Barcen. Erdhi nga Villareal, ky 19-vjeqar pozicion natyral ka mesfushen defansive, mirepo mund te pershatet edhe ne mesfushe sulmuese. Gjate sezonit te kaluar ka ushtruar edhe me lojtaret e Barces B, mirepo nuk ka luajtur asnje ndeshje.
Miguel Angel Sainz-Maza: Vjen nga Racing Santander, ky ishte sezoni i tij i pare per Barcelonen. Miguen Angel, 19-vjeqar, mund te luaj si sulmues anesor, ose si "false 9" (psh. Fabragas). Ka gjuajte te mira nga ndeprerjet.
Jordi Quintilla: Ky lojtar ka luajtur per dy sezone rresht per junioret e Barces. 19 vjeqar, luan si sulmues i krahut te majt, mund te luaj edhe ne pozita qendrore.
Jean-Marie Dongou: Lojtari kamerunas eshte vetem 17 vjeqar ka luajtur disa ndeshje per Barca B gjate sezonit qe perfundoi. Ka luajtur ne 12 ndeshje, shumica si zevendesues, ne total 125 minuta dhe ka shenuar 2 gola. Dongou ka 4 vjet qe eshte pjese e akademise La Masia, dhe eshte shquar me numrin e madh te golave qe ka shenuar per secilen grupmoshe qe ka luajtur. Ky lojtar me pak fat mund te behet shume i rendesishem per ekipin e tij ne te ardhmen.
Largimet ne sezonin e ardhshem
Keta 7 lojtar te permendur do te zevendesojne ne njefar menyre, qender-mbrojtesin Armando, mesfushorin Marti Riverola dhe portjerin Ruben Mino, qe nuk do te vazhdojne me Barca B sezonin e ardhshem. Keta ishin lojtar te rendesishem per ekipin e dyte te Barces, dhe kishin influence te mire tek lojtaret tjere. Armando ishte kapiten dhe ndihmoi lojtaret e rinj qe te permirsohen.
