Parashikim: Sevilla - FC Barcelona

Barca kthehet perseri ne Sanchez Pizjuan per tu perballur me ekipin e Sevilles. Nese shikojme tabelen, jemi ne krye me 5 fitore prej 5 lojeve, mirepo, kundershtaret e meparshem ndodhen ne pozitat: 15, 16, 17, 19 dhe 20, dhe kjo do te thot qe ende nuk e kemi testuar ekipin si duhet.

Loja e ardhshme do te jete tejet e veshtire per ekipin e Tito Vilanoves. Sevilla momentalisht ndodhet ne poziten e 5, me 3 fitore dhe 2 barazime, mirepo ka rekord perfekt ne shtepi deri tani, pasi munden Getafen 2-1, dhe Real Madidin 1-0 ne lojen e pare te sezonit. Dy lojtaret kryesor, Jesus Navas dhe Alvaro Negredo jane ne top forme, dhe mbrojtja e tyre po funksionon mire, pasi nuk kane pranuar gola ne 3 loje. Ne mbrojte luan ish lojtari i Barcelones, Botia, pastaj eshte mbrojtesi i krahut Cicinho (jo ai qe ka luajtur per RM), dhe ish-portjeri i Villarealit, Diego Alves. Mirepo, Andres Palop, edhe pse 39-vjeqar, vazhdon te tregoj aftesite e tij, duke e lene Diego Alves ne banken rezerve.

Barca ka probleme me mbrojtjen, ku Pique dhe Puyol do te mungojne, mirepo sipas mediave, priten qe te kthehen per Clasicon me 7 tetor. Adriano ishte lenduar lojen e kaluar, mirepo do te udhetoj me ekipin, edhe pse Jordi Alba sigurisht qe do te luaj ne vend te tij. Andres Iniesta gjithashtu ka udhetuar me ekipin e tij pas lendimit qe pati pesuar, mirepo nuk pritet qe te nis lojen. Busquets kishte probleme me shpine, mirepo pritet te startoj. Mbetet te shihet se kush do te luaj perkrah Mascheranos, edhe pse pritet te jete Alex Song perpara Marc Bartra's. Kurse ne sulm do te jete Messi, Pedro dhe Alexis.

Fitore sonte, dhe do te barazojme rekordin e startit prej 6 fitoresh radhazi, mirepo edhe do te deshmoj se ekipi eshte i afte te performoj ne stadiume shume te veshtira. Shumica e njerzeve presin qe liga te jete perseri lufte ndermjet Barces dhe Reallit, mirepo fillimi tregon ndryshe, Sevilla dhe Atletiko Madrid jane ne pozita shume te mira, kurse edhe Barca edhe Realli kane treguar dobesi.

Ne 4 vjetet sa ishte Pep Guardiola, nuk kemi humbur asnjeher ne Sanchez Pizjuan, me 3 fitore dhe nje barazim. Mirepo, Barca duhet te ngris nivelin e lojes nese deshiron te vazhdoj me fitore ne kete fillim. Shpresojm se Messi do te realizoj goll te bukur sikur heren e kaluar

Shperndaje!

Copyright © FC Barcelona Shqip