Sevilla 2-3 FC Barcelona

Me nje loje te shkelqyer ne pjesen e dyte, Barca arriti ta permbys rezultatin prej 2-0 ne 2-3 ne Sevilla dhe arrin ta mbaj rekordin 100% ne kete fillim sezoni. Nje goll nga Piotr Trochowski ne pjesen e pare, dhe nje goll i bukur nga Alvaro Negredo ne fillim te pjeses se dyte vendosi Sevillen ne pozite shum te mire. Mirepo, Cesc Fabregas shenoi qe te kthej Barcen perseri ne loje, dhe perjashtimi i Gary Medel 20 minuta para fundit ndikoi shume qe ne minutat e fundit Fabregas dhe zevendsuesi David Villa te shenojne per tre pike shume te vlevshme per Barcen.

Barcelona filloi lojen mire, ku Pedro pati nje shance te mire ne minuten e 2'. Messi dukej mire, duke kombinuar me bashklojtaret e tij. Ne minuten e 13' pati nje rast shume te mire, mirepo gjuajta e ulet e Messi't u prit nga portjeri Palop.

Mirepo, mbrojta po lekundej shume, ku Song kishte gabime ne pozicionimin e tij (edhepse pati loje shume te mire), ku lejonte Alvaro Negredon te deportonte shume shpesh. Gjithashtu, Alves dhe Alba benin gabime te shumta, sidomos ne minuten e 19', ku Rakitic perftioi nga gabimi i Alba's, mirepo Valdes reagoi shpejt.


Sevilla po e merte lojen ne dore, dhe ne minuten e 26' e mori epersine. Medel provoi nga distanca, edhe pse nuk ishte e rrezikshme, topi u deviua nga Mascherano, dhe Trochowski pa probleme shenoi.

Barca pati rast qe te shenoj menjeher. Alba shkoi perpara ne te majte, krosimin e tij e largoi Palop, mirepo topi perfundoi tek Messi, i cili provoi me nje volley, mirepo u bllokua nga Maduro. Pjesa e pare vazhdoi pa asnje rast tjeter te Barces, pasi mbrojta e Sevilles ishte e pathyeshme.

Gjerat nuk dukeshin aspak mire kur Sevilla shenoi perseri ne fillim te pjeses se dyte, qe dukej si goll perfundimtar. Busquets gaboi ne pasim, Medel pasoi tek Negredo, i cili kalon Alex Song, dhe parabollon Valdesin.

Pas ketij golli, Sevilla paketohet ne mbrojte dhe nisin sulmet e pandalshme te Barces. Minuta e 53', Messi pason per Pedron, mirepo topi bllokohet dhe kthehet te Fabregas, i cili realizon nje gjuajte te shkelqyeshme.

Alexis Sanchez, i cili perseri pati nje loje te dobet, pati rast shume te mire ne minuten e 57', mirepo gjuajta e tij perfundoi jashte. Barca pati raste edhe nga gjuajtet e lira, sidomos ne minuten e 59', ku Palop reagoi shum mire.

Loja dukej e baraspeshuar, Barca me posedim te topit, kurse Sevilla me kundersulme te shpejta. Mirepo ne minuten e 71', loja ndeprehet pas nje faulli, Fabregas tenton ti ia marr topin Medel, kurse ai tenton ta godas me koke. Nje prekje e lehte, mirepo Fabregas terhiqet, kurse referi pa hezitim dergon Medel'in jashte.

Medel deri ne ate moment ishte lojtari me i rendesishem, mirepo Barca nuk pati rast te perfitonte menjeher. Sevilla u terhoq teresisht mbrapa qe te ruanin epersine. Vilanova me zevendesime te qelluara, inkuadron Tellon, Thiagon dhe David Villan, mirepo perseri sulmet deshtonin. Mirepo ne minuten e 89' Thiago ndal topin me dore edhe pse e paqellimshme, pason tek Xavi, i cili dergon tek Messi, i cili gjen Fabregasin, dhe ky i fundit shenon me lehtesi.

Trajneri i Sevilles ankohet per loje me dore, dhe referi e largon ne tribuna, nderkohe referi i katert sinjalizon 5 minuta shtese. Minuta e 93' Villa luan nje onte-two te bukur me Messin, dhe dergon topin mbrapa Palop qe te shenoj gollin e fitores. Sevilla as nuk provoi te rikthehet me ne loje, dhe referi permbyll lojen. Kjo bene 6/6, i cili barazon rekordin e startit me te mire ne lige.

Fitorja ne Sanchez Pizjuan mund te jete vendimtare, pasi kujtojm qe Real Madrid humbi me heret ne kete stadium. Edhe pse fituam, loja jone ishte e dobet, sidomos mbrojtja. Faktikisht, Song dhe Mascherano jane mesfushor defansiv natyral, dhe qendra e mbrojtes nuk eshte pozita e tyre normale. Alves pati loje te dobet, bashke me Alexis.

Barca ka loje te veshtira javen qe vjen, me Benfican ne CHL, dhe clasicon te dielen. Barca duhet te ngris nivelin e lojes qe te perballet me keto ekipe.

Golat: 26' Trochowski, 48' Negredo - Fabregas 53', 89', Villa 93'

Shperndaje!

Copyright © FC Barcelona Shqip