Edhe pse fituan Kupen e Mbretit me lehtesi kunder Atletiko Bilbaos, kjo nuk mund ta fsheh tere sezonin, i cili nuk ishte me i miri.
Por, gjerat do te permirsohen perseri me kalimin e kohes. Mirepo, Tito Vilanova do te kete pune te veshtire perpara nese Barca deshiron qe ti fitoj perseri 2 titujt me te rendesishem, Ligen dhe CHL.
Edhe pse Barcelona ka buxhet me se te mjaftueshem per te blere lojtar te rinj, Vilanova mund thjesht tu drejtohet ekipit te te rinjve.
Keta jane 6 lojtaret te cilet mund te hyjne ne ekipin e pare:
1) Marc Bartra, mbrojtes
Bartra mund te jete emer i njohur per fansat, pasi ka bere disa paraqitje per ekipin e pare, dhe kujtojme se shenoi gol ne debutimin e tij kunder Malages ne lojen e fundit te sezonit 2010/2011.Qysh atehere mendohej se Bartra do te ishte lojtar i rregullt i ekipit te pare ne sezonin tjeter. Mirepo, edhe pse pati lendime te lojtareve te ekipit te pare, ai nuk u konsiderua qe te zevendsoj ne ekipin e pare, dhe u la tek Barca B.
Duke marr parasysh dyshimet per Puyol dhe Pique, Bartra mund ta kete shancin shume afer.
2) Rafinha Alcantara, mesfushor ofansiv
Vllai i Thiago's, Rafinha i'u bashkua akademise blaugranase kur kishte 13 vjet, dhe ka perfaqesuar Spanjen ne disa kategori.Kete sezon ai luajti per ekipin e dyte, Barcelona B, ku shenoi 7 gola ne 37 paraqitje, dhe tregoi se ka aftesi qe te luaj edhe ne poziten e sulmuesit, apo te krahut kur eshte e nevojshme.
19-vjeqari beri debutimin e tij kete sezon kur zevendoi Fabregas gjate fitores kunder L'Hospitalet ne Super Kupe.
Edhe pse ka luajtur per Spanjen ne disa kategori, ai shpreson te luaj per Brazilin.
Kjo do te ishte humbje per Spanjen, mirepo Barca mund ta shfrytezoj ate me se miri, pasi Rafa pritet te performoj ne standarte te larta.
3) Jean Marie Dongou, sulmues
I pershkruar si Samuel Eto'o i ardhshem, Dongou ka aftesi te medha, dhe pritet te behet nje lojtar shum i rendesishem.Vetem 17-vjeqar, ai kete sezon luajti per Barcelona B dhe shihet se shancat e tij jane shume te medha qe sezonin e ardhshem te luaj per ekipin e pare.
I lindur ne Kamerun, Dongou erdhi ne Barcelone si 13-vjeqar, pasi u zbulua ne Samuel Eto'o Foundation. I shpejt, i gjate dhe shume i levizshem, i ka te gjitha atributet qe te behet nje lojtar tejet i rendesishem ne Camp Nou.
Ai beri 12 paraqitje per Barca B kete sezon, 4 paraqitje per ekipin U20 te Kamerunit, gjithashtu u paraqit ne NextGen Series - qe eshte e ngjajshme me Champions League.
Edhe pse ka zera se Neymar do te jete transferi i madh i Barces, Vilanova nuk ka nevoj te shiqoj larg, sepse lojtari qe i duhet e ka shume me afer.
4) Gerard Deulofeu, sulmues
Gerard Deulofeu eshte njeri prej talenteve me te medhenj qe ka dale nga akademia e La Masia's, dhe kjo eshte nje arsye se pse pritet nga ky lojtar.Eshte pjese e ekipit prej kur kishte 10 vjet, dhe ka bere debutimin ne Barcelona B kur ishte junior.
Ka perfaqesuar Spanjen ne te gjitha grupmoshat, ai ka shkelqyer ne skenen nderkombetare, dhe ka impresionuar shume trajner.
Stafi blaugran mban 18-vjeqarin si talent te jashtzakonshem. Puna e ketij lojtari u shperblye kur beri debutimin me ekipin e pare kur zevendsoi David Villa ne nje fitore bindese 5-0 kunder Real Mallorcas.
Pasi shenoi 7 gola dhe shume asistime, pritet qe ai te luaj ne miqesoret qe zhvillon Barcelona para fillimit te sezonit.
5) Martin Montoya, anesor i djathte
Montoya eshte i njohur prej shume fansave qe percjellin Barcelonen, pasi ne fund te ketij sezoni beri disa paraqitje per ekipin e pare.I admiruar shume nga stafi katalunas dhe niveli kombetar, ai se fundmi mori ftese nga del Bosque, edhe pse kishte luajtur vetem 2 ndeshje per ekipin e pare te Barcelones.
Mirepo, 21-vjeqari ka detyre shume te veshtire, pasi duhet te luftoj per pozite me Dani Alves, qe konsiderohet nder me te miret ne bote. Pritet qe sezonin e ardhem ti jepet rasti te deshmoj veten.
Valencia ka bere te ditur kohet e fundit se eshte e interesuar qe per te, pasi deshiron te zevendesoj Miguel.
7) Cristian Tello, sulmues anesor
Ndoshta lojtari i vetem qe pritet te shperthej sezonin tjeter, Tello ka treguar disa nga aftesite e tij gjate sezonit te pare te tij per ekipin e pare.Sulmues i krahut, mirepo mund te pershatet edhe si qender sulmues, 20-vjeqari ka besuar te gjithe me minutazhen qe iu dha nga Pep Guardiola. I riu tregoi loje shume te mira, duke shenuar 7 gola ne 22 paraqitje, duke u bere edhe idhull i fansave.
Fuqi, shpejtesi dhe aftesia qe te shenoj gola kur i paraqitet rasti e bindi Guardiolan qe ti besoj ne disa ndeshje shume te rendesishme.
Mirepo, me rikthimin e David Villas, dhe pritjes se blerjes se nje sulmuesi te ri, Tello eshte spekuluar se mund te transferohet ne nje ekip tjeter. Ka shume mundesi qe ai te largohet nese Vilanova vendos te blej nje lojtar gjate veres.
Shitja e Tellos do te ishte nje gabim i madh i bordit te Barcelones. Sigurisht qe do te ishin kompensuar me sasi te konsiderueshme parash, mirepo lojtari i ri mund te jete i pazevendsueshem ne vitet ne vazhdim.