David Villa jashte Evropianit

Barcelona ka konfirmuar lajmin se David Villa do te mungoj ne perfaqesuesen spanjolle gjate Euro '12. Ky lajm vjen pasi Villa nuk ka mundur te rikthehet ne form pas lendimit te pesuar ne Dhjetor te vitit te kaluar gjate Kampionatit te Klubeve.

Villa ishte rikthyer ne training ne fillim te ketij muaji me shprese se do te mund te luaj ne finalen e Kupes se Mbretit, qe do te luhet me 25 Maj.

Mirepo, pas analizave dhe testeve, mjeku i blaugranave Ricard Pruna dhe ekipi i tij e kane keshilluar Villan qe te mos shkoj ne Evropianin qe do te zhvillohet ne qershor.

Ai gjithashtu ne rrjetin Twitter deklaroi: "U mundova deri ne fund, por nuk arrita te kthehesha ne 100% te formes time. Telefonova Del Bosque qe ti kallxoja, ishte zgjedhja e duhur"

Villa eshte golashenuesi me i mire i Spanjes, me 51 golla ne 82 paraqitje ne fanellen e Spanjes.

Si zevendsues i tij pritet te jete Llorente, Soldado apo Torres.

Shperndaje!

Copyright © FC Barcelona Shqip