FC Barcelona vs Athletic Bilbao Parashikim


Neser ne mbremje (10 pm) Barca perballet me Bilbaon ne Vicente Calderon ne Madrid per finalen e Copa Del Rey. Te dy ekipet kan histori fantastike sa i perket kesaj gare, ku Barça ka fituar 25 here, kurse Bilbao eshte afer, me 23 te fituara. Rrugetimi i Barces deri ne finale ishte me i nderlikuar, ku u perball me: L´Hospitalet, Osasuna, Real Madrid dhe Valencia, kurse Bilbao pati kundershtar te nivelit me te ulet Oviedo, Albacete, Mallorca dhe Mirandes.

Pas plot 4 vjeteve te magjishme, kjo do te jete loja e fundit per legjendarin Pep Guardiola, dhe ka mundesi te fitoj edhe nje titull, duke e quar keshtu numrin e titujve ne 14. Guardiola nuk do te kete ne dizpozicion David Villa, Carles Puyol, Eric Abidal, Fontas dhe Dani Alves dhe do te kete probleme te formoj mbrojtjen. Te rinjet Tello, Montoya, Bartra dhe Jonathan Dos Santos kane ushtruar bashk me lojtaret e ekipit te pare, dhe Montoya sigurisht do te luaj ne pozicionin e Dani Alvesit, bashk me Pique, Mascherano, dhe  Adrianon.

Mirepo, duhet permendur se kur Alves nuk ka luajtur, Pep zakonisht ka vendosur te luaj me 3 mbrojtes, dhe kjo i jep mundesi te inkuadroj edhe nje mesfushor (Fabregas), dhe Busquets mund te ndihmoj ne mbrojtje.


Duke shikuar lojen e Bilbaos, qe luan agresiv dhe ofensiv me 3 sulmues, atehere Barca do te luaj me formacion 4-3-3, sikurse edhe ne dy lojet e kaluara. Perveq kesaj, Fabregas nuk ka qene ne formen e duhur kohet e fundit, dhe sigurisht do te jete ne banken rezerve. Duke konsideruar se Barca do te luaj 4-3-3, atehere lojtaret qe mund te startojne: Montoya, Pique, Mascherano dhe Adriano ne mbrojtje, Xavi, Busquets edhe Iniesta ne mesfushe, dhe me Pedro, Messi dhe Alexis Sanchez ne sulm.

Sa i perket Athletic Bilbaos, trajneri Bielsa do te kete ne dizpozicion te gjithe ekipin, dhe vetem nese deshiroj te befasoj te gjithe, ai sigurisht do te luaj me: Gorka Iraizoz do te jete portjer, Iraola, Javi Martinez, Amorebieta dhe Aurtentexe ne mbrojtje, Iturraspe  prane mbrojtjes, dhe si mesfushor kreativ do te jene De Marcos dhe Ander Herrera, Susaeta and Muniain do te kene rolin e sulmuesin anesor, dhe si qendersulmues sigurisht Fernando Llorente.

Edhe me pare, Bilbao ka treguar disa loje fenomenale, mund te marrim shembull Man. United dhe Stuttgart. Kjo tregon se ata jane te afte te fitojne me ekipe te forta kur jane ne forme. Mirepo kerkesa e tejmadhe e Bielsas i ka derrmuar lojtaret, duke marr parasysh se kane perfunduar kampionatin ne vendin e 10.

Me Bielsan dhe Guardiolan si trajner, mund te shohim nje loje emocionuese dhe shume interesante. Ne 90 minuta mund te ndodhin shume gjera, keshtu qe Barcelona duhet te tregohet shume e matur dhe te mos nenvlersoj ekipin kundershtar, ose Bilbao mund te na befasoj me lojen e tyre. Besoj se Guardiola do ta fitoj lojen e fundit, dhe se lojtaret e tij do te bejne te pamundur qe te pershendeten me trajnerin e tyre me fitore. Do te ishte nje perfundim i duhur per kete periudhe te arte qe pati Barca gjate ketyre 4 vjeteve me Guardiolan ne krye.

Rezultati Final:

Barca 3-2 Bilbao


Shperndaje!

Copyright © FC Barcelona Shqip