Benfica 0-2 FC Barcelona

Golat prej Alexis Sanchez dhe Cesc Fabregas ndihmuan ne fitore 0-2 kunder Benficas ne Lisbon naten e kaluar, mirepo performanca e shelqyer e lojtareve u harrua pas lendimit te kapitenit Puyol, dhe kartonit te kuq te Busquets. Thuhet se Puyol ka ndrydhur berrylin e majte, dhe pritet te mungoj rreth 6 deri ne 8 jave.

Prej minutave te para u pa se Benfica do te mbyllej ne mbrojtje, mirepo tregoi se sa te shpejt ishin ne kundersulme, duke kercenuar Valdesin ne minuten e 3't. Mirepo Barcelona u kunderpergjigj menjeher, kur ne minuten e 6't nje kombinim mes Xavit, Alba's dhe Messit dhe krosimi i ketij te fundit ne zonen e rrezikshme, beri qe Alexis te shenonte me lehtesi, 1-0.

Benfica rinisi lojen me nje shance te mire, mirepo Valdes ishte i sukseshem ne perpjekjen e Lima's. Mirepo ofensiva e Benficas beri qe Barca ta kishte me te lehte kunder mbrojtjes se tyre, me disa shanca te Messit, Alexis dhe te Xavit.

Pjesa e pare vazhdoi me sulme te te dyjave ekipeve, mirepo Barca me shumicen e tyre.

Pjesa e dyte filloi me dominim te Barces, me mbajtje te topit, qe frustroi ekipin e Benfices. Pati disa shanca, Alexis ishte fare prane te shenonte nje gol. Pastaj ne minuten e 5' Messi dribloi prej anes se djathte neper mesin e fushes, dhe pasoi tek Fabregas, i cili me mjeshtri shenon golin tjeter. 2-0.

Benfica u mundua te kunderpergjijej, dhe pati disa raste, sidomos nga kornerat. Mirepo Barca mori shpejt dominimin, dhe Messi pati rast te shenone per 3-0, mirepo gjuajta e tij u ndal.

Ne minuten e 72' inkuadrohet Andres Iniesta, i cili u rikthye nga lendimi. Menjeher pati rast te kallxonte tekniken e tij, ku e nxerri nje korner, edhe pse ishte i rrethuar nga 3 lojtar kundershtar.




Tre minuta me vone, Puyol beri nje perpjeke qe te kapte topin me koke, mirepo ne kercim u shty, dhe ra ne toke ne pozite shume te keqe, me doren e tij mbrapa krahut. Ajo skene shokoi te gjithe lojtaret dhe shikuesit gjithashtu. Song zevendsoi kapitenin.

Pjesa e dyte dukej se po shkonte perfekt, mirepo lendimi i Puyol beri qe te gjithe lojtaret te humbnin koncentrimin. Dy lojtare te Benficas u ndeshkuan, kurse Busquets, pasi beri dy starta te rrezikshem, edhe pse dukeshin ne top, beri qe referi ta largoj nga loja. Loja mbaroi me skena jo te mira, ku Martins goditi me berryl Alvesin, dhe ish-lojtari i Barces Nolito u perlesh me Mascheranon.

Ne pergjithesi, ishte loje shume e mire e Barces, dhe nje permiresim shume i madh prej tre lojeve te kaluara. Edhe pse Alexis nuk pati ndeshje te mira, ai shenoi gol dhe pati loje te shkelqyeshme. Fabregasi duket se ka rikthyer formen e tij, me golat kunder Sevilles.

Tabela e grupit G duket keshtu:
Barca - 6
Celtic - 4
Benfica - 1
Spartak - 0

Lajmi i keq eshte lendimi i Puyol, edhe pse nuk lendoi kembet. Ndrydhja shihej, mirepo mbetet te shihet nese ka demtuar edhe ligamentet, apo eshte vetem frakture, qe do te ndryshonte gjerat. Kjo veshtirson gjerat kunder Madridi te dielen, pasi edhe Pique eshte ne dyshim, pra Song dhe Mascherano pritet te luajne. Gjithashtu eshte edhe Alves, qe ka rene teresisht prej formes se tij.

Golat: Alexis 6', Fabregas 55' 2-0

Shperndaje!

Copyright © FC Barcelona Shqip