Parashikim: Benfica - FC Barcelona (CL)

Iniesta '06
Rikthehet perseri Champions League ku Barca do te luaj kunder Benficas, qe eshte ndeshje shume e rendesishme per Grupin G. Loja luhet ne Estadio da Luz ne Lisbon. Tito Vilanova do te kete ne dispozicion Puyol, Iniesta dhe Adrianon, kurse Thiago eshte i lenduar dhe do te mungoj 2 muaj. Jane perfshire Oier Olazabal, Sergi Roberto dhe Christian Tello.

Benfica barazoj lojen e pare te grupit kunder Celtic-ut. Benfica do te luaj me 5 argjentinas, duke perfshire Pablo Aimar (ish-Valencia dhe Zaragoza) dhe Ezequiel Garay (Santander dhe Madrid) dhe dy brazilian. Sigurisht do te perfshihen edhe Maxi Pereira dhe braziliani Lima, qe shenuan golla ne ndeshjen e kaluar ne ligen portugeze. Ish-lojtari i Barces Nolito, i cili shenoi 8 golla ne 21 ndeshje sezonin e kaluar, do te jete ne banken rezerve.

Benfica nuk eshte dominante ne ligen portuzege siq ka qene ne vitet 60', 70', 80', dhe ne 20 vjetet e fundit ka fituar vetem 3 here ligen. Edhe pse duket se nuk ka shance kunder Barces, vlene te permendet se ata arriten ta mundin Manchester United vitin e kaluar.


Fakti qe ata munden djajte e kuq, vlen si paralajmrim qe te mos nenvlersojme keta kundershtar. Mirepo, ne te vertet ne patem me shume probleme kunder ekipeve si Spartaku, Granada dhe Sevilles, dhe si arsye mund te kemi mbrojten e improvizuar. Nuk dihet se a do te luajne Iniesta dhe Puyol, mirepo ata do te na duhen me shume ne Clasico qe eshte te dielen.

Me clasicon ne mendje, eshte e rendesishme qe te bejme loje te mire ne Lisbon. Gjeja e fundit qe na duhet eshte te humbin ndeshjen me loje te dobet. Presim qe Dani Alves te rikthej formen e tij, pas paraqitjes se dobet kunder Sevilles. Lojtar tjeter eshte Alexis Sanchez, qe ka humbur formen e tij te mire, dhe pritet te luaj Tello apo David Villa ne vend te tij. Opsion tjeter eshte Iniesta te luaj si sulmues i majte, mirepo ende nuk e kemi pare te luaj ne ate pozicion ne kete sezon. Kemi me shume mundesi, edhe pse nuk llogarisim ne Thiagon. Shpresojme te kemi loje te forte dhe te mire, dhe nuk mund te varemi nga fati i cili na ndihmoi, sidomos ne lojen e fundit. Fitorja do te jete gjeja me e mire, si pergatitje kunder Madridit, dhe do te konsolidonim poziten ne grup. Kurse humbja mund ti komplikonte shume gjerat, kujtojm Machensterin.
Loja e fundit kunder Benficas ishte ne 2006, ku Barca barazoj lojen e pare ne Lisbon 0-0, dhe fitoi lojen tjeter ne Nou Camp 2-0.

Formacionet:

Barca:  Valdés, Alves, Fàbregas, Puyol, Xavi, Alexis, Messi, Mascherano, Sergio, Pedro and Jordi Alba

Benfica: 
Artur - M.Pereira Jardel Garay Melgarejo - Salvio Matic B.Cesar E.Perez Gaitan - Lima

Rezultati: 2-4

Shperndaje!

Copyright © FC Barcelona Shqip