Parashikim: El Clasico


E Diele 7 Tetor 2012, ora 19:50. Po po, te nderuar miq eshte El Clasico!! Dy gjigantet spanjoll do te ndeshen mes veti me tere fuqine e tyre. Dhe per Barçen, mundesia qe ti largohet armiqve t'perbetuar me 11 pike, pas vetem shtate lojeve te luajtura kete sezon.

E quditshme, mirepo kjo ndeshje shenon clasicon e 14't ne 24 muajt e fundit. Barca kryeson 6-3 me fitore, kurse 4 ndeshje jane mbyllur baraz, mirepo duhet te theksohet se Realli ka fituar 2 nga 3 lojet e fundit. Ne keto ndeshje Barca gjithashtu kryeson me gola 26-17, qe do te thote se nuk ka pasur loje qe keto ekipe nuk kane shenuar ne 9'nt loje.

Problemi me i madh i Tito Vilanovas eshte perseri mbrojtja, pasi lendimi i kapitenit Puyol dhe Pique qe po lufton me kohen per tu rikthyer, e ben Barcen me te dobet ne mbrojte. Fakti qe Pique eshte lene jashte edhe nga seleksionuesi Vicente del Bosque per lojen e ardshme, dhe se ka ushtruar vetem per fitness diten e premte, sugjeron qe nuk mund te ja dal, edhe pse Xavi ka deklaruar se ka shanca 50/50.

Nese Pique nuk ja del, atehere Alex Song do te luaj perkrah Mascheranos ne qender e mbrojtes, edhe pse kane luajtur vetem 276 minuta bashke, dhe kane pesuar 4 gola. Pique eshte bere ekspert qe ta mbuloj krahun e djathte kur Dani Alves niset perpara, mirepo me Song ne loje, presim te shohim nese Alves do te marr rol me defansiv. Alves nuk eshte ne formen e tij me te mire, dhe kunder Benficas u pa se edhe Jordi Alba mund ta zbatoj rolin e tij ne krahun e majte.

Nese ne kemi probleme me mbrojte, ne departmentin e sulmit do te kemi komplet lojtaret, duke perfshire edhe Iniestan. Nese Tito luan 4-3-3 me Busquets, Xavi, Iniesta dhe Messin qe startojne, mbesin Pedro, Alexis, Villa dhe Tello te luftojne per dy vendet ne sulm. Vilanova ka treguar besim te Fabregas, pasi ai ka startuar ne 8 prej 10 lojeve te fundit (nuk ka startuar ne Superkupen kunder Realit).

Edhe pse 8 pike larg, Reali vjen ne Camp Nou me nje forme shume te mire. Prej humbjes nga Sevilla me 15 Shtator, kane fituar 4 loje me rend, kurse dy te fundit me rezultate te thella 5-1, 1-4, kunder Deportivos dhe Ajaxit respektivisht. Cristiano Ronaldo shenoi hat-trick ne dy lojet. Me heret kujtojme lojet e dobeta kunder Barces te Ronaldos, mirepo tani ka marr nje shprehi te keqe te shenoj ne Clasico, duke shenuar nga nje gol ne 5 lojet e kaluara.

Me perforcime si Modric dhe Essien, dhe me ekipin e kompletuar, Mourinho ka mundesi te zgjedhjeve te shumta. Edhe pse nje 3-she e re te Alonso-Khedira-Essien u pa ne lojen kunder Manchester City ne Champions League, Mourinho pritet te startoj 4-2-3-1, ne mbrojte me Arbeloa-Ramos-Pepe-Marcelo, edhe pse Mourinho kohet e fundit ka shfaqur besim tek 19-vjeqari Raphael Varane. Alonso pritet te startoj, me Essien ose Khediren perkrah tij, kurse pikpyetja eshte se kush do te luaj perkrah Ronaldos dhe Di Marias ne sulm. Edhe pse Ozil gjithmone luan mire ne Camp Nou, ai nuk eshte ne formen e tij, kurse Modric ende nuk eshte pershtatur mire me ekipin, dhe kjo i jep mundesi qe Kaka te startoj pas lojes te mire kunder Ajaxit. Ne qender te sulmit pritet te luaj Higuain ose Benzema.

Bastoret favorizojne Barçen, dhe kjo nuk eshte e cuditeshme pasi kemi fituar 9/10 te lojeve kete sezon. Mirepo, mbrojtja ka pranuar 11 gola ne keto ndeshje, me vetem tri loje pa pranuar gol. Kjo do te thote se duhet te mbrohemi shume me mire duke marr parasysh formen e Ronaldos. Madridi, gjithashtu duhet te mbrohet nga Messi, Xavi, Iniesta, duke marr parasysh se nje humbje tani, do ti ja beje 7 muajt e ardshem nje tmerr te vertet.

Startuesit e mundshem:

Barca: Valdes, Alves, Song, Mascherano, Alba; Xavi, Busquets, Iniesta; Pedro, Messi, Alexis

Real Madrid: Casillias, Arbeloa, Ramos, Pepe, Marcelo, Khedira; Di Maria, Kaka, Ronaldo; Benzema

Parashikimi: Barca 3 Madrid 2


Shperndaje!

Copyright © FC Barcelona Shqip